Bypass i Fierit i rrezikshëm! Segmenti u inaugurua pa mbikalime

Vonesat për shtrimin dhe asfaltimin e korsisë së dytë të bypass-it të Fierit, shtojnë pasigurinë për jetën e banorëve të zonës, ndërsa mungesa e sinjalistikës shkakton kaos për drejtuesit e mjeteve.

Bypass-i ka një gjatësi prej 22 km dhe kalon mes fshatrave Mbrostar, Daullas, Pojan e Dermenas. Në gjashtë ndërprerjet e rrugës për këto fshatra, deri tani nuk është hapur asnjë mbi ose nënkalim. Në këto kryqëzime, korsia që po kryhen punime është shume më e larte se ajo ekzistuese, duke u bërë kështu burim aksidentesh.

Në të gjitha kryqëzimet gjen shenja nga aksidentet e ndodhura, ndërsa rrugët që lidhin fshatrat me bypass-in janë të prishura dhe pa ndriçim. Inagurimi i bypass-it të Fierit me një korsi, u bë në 27 qershor të këtij viti, ndërsa punimet sipas kontratës, duhet të përfundojnë në muajin shkurt të vitit që vjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?