Bypass-i i Tiranës Kashar-Vaqarr-Mullet – Shkreli: Fillon së shpejti, Qato: Do të lehtësojë trafikun e qytetit

Projekti për bypass-in e Tiranës, Kashar-Vaqarr-Mullet pritet të fillojë së shpejti. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i infrastrukturës, Artan Shkreli, i cili ishte i pranishëm së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, në mbledhjen e parë me ekspertët për asistencë tekniko-ligjore të projektit.

 “B Y – P A S S . I . T I R A N E S
gjate takimit te pare prezantues me WBIF për by-passin e Tiranës.
Projekti fillon se shpejti dhe shpresohet qe mbas katër vjetësh mijërat e makinave qe hyjnë ne kryeqytet, për te vijuar tutje, do te devijohen duke shkurtuar kohen, rritur komoditetin e lëvizjes dhe ulur impaktin mjedisor.”

Ndërkohë, sipas Qatos ky projekt pritet të lehtësojë trafikun në qytet duke shmangur hyrjen e mijëra automjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot u mbajt mbledhja e parë me ekspertët për asistencën tekniko-ligjore, dhe mbështetjen në zhvillimin e programit për realizimin e Bypassit të Tiranës? (Kashar-Vaqarr-Mullet), një #projektmadhor?? i cili do të bëjë të mundur lehtësimin e trafikut të qytetit duke shmangur hyrjen në qytet të mijëra automjete.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?