”Ca burra do kthehen në gra”! Gjylameti-Sulës: Na kërko falje! Açka: S’ka gjë më të shëmtuar se të jesh burrë i bukur
Fjalimi i deputetit të PD-së Dashnor Sula i cili kundërshtoi me tone të ashpra Kodin e ri Zgjedhor, solli edhe reagime në Kuvend, të cilat përfunduan në batuta me deputetëve. ”Do jetë lista e burrave dhe e grave të cilët s’do jenë më burra po do jenë gra. 23/ e listave të hapura mashtrim i madh. 1/3 janë servilë të kryetarit”,-tha Sula.
Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti, i kërkoi Sulës që të kërkojë falje për analogjinë që bëri në fjalim, duke thënë se disa burra do të ktrhehen në gra vetëm të jenë pjesë e listës.
”Ça krimi është të jesh grua në këtë parlament. Gratë nuk kanë asgjë pse të turpërohen apa të ndihen keq. Analogjia që përdori është e gabuara, nuk e prisnim se sula. Nga burra do të kthehen gra, besoj se këtu së paku të ngrihen dhe të kërkojë një falje. Në gratë për kjo pjesa e shqetësimeve kemi treguar se jemi shumë lart këtyre fenomeneve. Pres ndjesë të madhe”,-tha Gjylameti.
Pjesë e debatit u bë edhe deputetja tashmë e pavarur e Kuvendit, Flutura Açka. ‘‘Nuk ka gjë më të shëmtuar se një burrë i bukur’.