Caka: Edi Rama nuk njeh as ligj, as procedurë e as rregulla

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për rishqyrtimin e mandatit të kandidates së Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit, dhe sipas saj, kjo është “manovra e Edi Ramës, i cili nuk njeh as ligj, as procedurë e as rregulla”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Caka shprehet se “hqyrtimi i së njëjtës çështje, me të njëjtin objekt, nga e njëjta gjykatë, brenda 5 ditësh, thjesht duke ndryshuar kërkuesin (i cili nuk legjitimohet nga ligji për të kërkuar një mandat), është në shkelje flagrante të parimeve dhe kornizës ligjore në Shqipëri.”

Në vijim postimi i plotë i Cakës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama nuk njeh as ligj, as procedurë e as rregulla!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqyrtimi i së njëjtës çështje, me të njëjtin objekt, nga e njëjta gjykatë, brenda 5 ditësh, thjesht duke ndryshuar kërkuesin (i cili nuk legjitimohet nga ligji për të kërkuar një mandat), është në shkelje flagrante të parimeve dhe kornizës ligjore në Shqipëri.

Se çfarë nguti ka Edi Rama, që shkel çdo ligj që i del përpara, e dinë të gjithë shqiptarët: kapja e gjithë pushteteve dhe institucioneve është shndërruar në kryefjalën e qeverisjes së tij.

Rroftë Ramaforma në Drejtësi!
Rrofshin votimet moniste!
Rroftë autokracia!

https://hashtag.al/index.php/2019/07/19/manovra-skandaloze-gjykata-e-durresit-rishqyrton-mandatin-e-kryebashkiakes-se-rrezuar/?fbclid=IwAR3BPghhV7zg-L3WdAmK74P9L7THYuLdqp0E3LxXGf8z8dYYsWzuCUqj2Y0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?