Caka: Marrëveshja me Maqedoninë siguron sakrificat e punës

 

Deputetja e LSI-së, Silva Caka në fjalën e saj në seancën plenare ka folur për projektligjin për ratifikim e marrëveshjes midis vendit tonë dhe Maqedonisë. Caka është shprehur se në emër të grupit parlamentar të LSI-së, kjo marrëveshje shkon paralel eksperiencës ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes shoqërore, ku mbrojtja e emigrantëve rregullohet nëpërmjet aderimit në instrumentet ligjore ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes shoqërore, nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet vendeve respektove si dhe nga legjislacioni kombëtar, duke përmbushur kësisoj detyrimin e përcaktuar më herët nga marrëveshja e Asocim Stabilizmit, me urimin për t’u shoqëruar sa më shpejt me marrëveshje të tillë, ftoj të gjithë kolegët deputetë për ta votuar e mbështetur.

Sipas Cakës kjo marrëveshje do ti ndihmojë ata, në njohjen e punës së tyre, por do t'u njihen vitet e punës në shtetin e Maqedonisë. I riu i Skraparit, i Ersekës, i Korçës, i Pogradecit, apo i  Dibrës, jo vetëm që po vuajnë duke punuar në Maqedoni i pasiguruar por ata duhet që të jetë të siguruar dhe ne të gjithë nën përgjegjësinë tonë duhet ta miratojnë këtë marrëveshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Nëse vendos të kthehet në Shqipëri, nuk i humb vitet e punës. Kjo marrëveshje, me rëndësi sa praktike aq edhe simbolike, përveçse të përshëndetet njëzëri nga të gjithë ne të zgjedhurit e këtij Parlamenti, duhet mbështetur për t’u bashkëshoqëruar me sa më shumë të tilla në vendet ku shqiptarët prej kohësh punojnë e sakrifikojnë"- përfundon fjalimin e saj deputetja Silva Caka dhe njëherësh apelin e saj nga poltrona e parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?