Caka: Rama shuan të vetmin burim punësimi në Poliçan
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, përmes një postimi në facebook, ka reaguar për protestën e punonjësve tek Kombinati Mekanik në Poliçan. Sipas saj, politikat selektive të kryeministrit Edi Rama, kanë shuar të vetmin burim punësimi në këtë zonë. ”Politikat selektive të qeverisë së Edi Ramës, shuan shpresat për çdo investim, në të vetmin burim punësimi që Poliçani ka patur ndër vite; çdo projekt e investitor që i afrohej Kombinatit Mekanik të Poliçanit, transferohej sa hap e mbyll sytë në Mjekës të Elbasanit, sepse atje i leverdiste Taulantit e shefit të tij”,-shkruan Caka në facebook.
Postimi i plotë
Politikat selektive të qeverisë së Edi Ramës, shuan shpresat për çdo investim, në të vetmin burim punësimi që Poliçani ka patur ndër vite; çdo projekt e investitor që i afrohej Kombinatit Mekanik të Poliçanit, transferohej sa hap e mbyll sytë në Mjekës të Elbasanit, sepse atje i leverdiste Taulantit e shefit të tij. E si të mos mjaftonte kjo, ky qytet, prej 2 vitesh (siç pranojnë edhe vetë banorët, që nga koha e timonit dhe tepsisë), vuan nga një papunësi e madhe dhe ajo që e rëndon më shumë situatën, janë pagat e papaguara të atyre pak punonjësve që kanë mbetur në Kombinat. Kjo qeveri iu mohon të drejtën e shpërblimit të punës së tyre qytetarëve për një arsye shumë të thjeshtë: qytetarët e kësaj zone nuk vlejnë as një lekë për Edi Ramën!
KOHA JONË SONDAZH

