Caka: Raporti i Asamblesë Parlamentare të KiE konfirmon vjedhjen me paramendim të zgjedhjeve

Lëvizja Socialiste për Integrim reagon në lidhje me raportin e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës që ka evidentuar elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit.

Reagimi vjen nga ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, e cila përmes rrjeteve sociale deklaron se Raporti i PACE (Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës) konfirmon vjedhjen me paramendim të zgjedhjeve të 25 Prillit, krim i konsumuar nga Edi Rama me gjithë shokët e tij në pozicione kyçe politike e të administratës publike.

Sipas saj, nuk ka tashmë asnjë dyshim se çdo ditë e qeverisjes së Edi Ramës ka qëllimin e vetëm të largimit të Shqipërisë nga BE.

Ndaj, shton ajo, 25 Prilli ishte pjesa e fundit që plotësoi tablonë e karakterit kriminal të qeverisjes së tij.

“Raporti i PACE (Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës) konfirmon vjedhjen me paramendim të zgjedhjeve të 25 Prillit, krim i konsumuar nga Edi Rama me gjithë shokët e tij në pozicione kyçe politike e të administratës publike.

Presioni i ushtruar ndaj punonjësve të administratës, përdorimi i kundërligjshëm i aseteve dhe shërbimeve publike në funksion të fushatës elektorale, përdorimi i gjithë strukturave të depolitizuara në shërbim të Partisë në pushtet, paraja e madhe e hedhur në fushatë nga kandidatët e Partisë Socialiste, përdorimi kriminal i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga sistemi mafioz i patronazhimit, i drejtuar nga Edi Rama e shumë të tjera, janë kryefjala e raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës mbi Shqipërinë.

Të gjitha këto, jo vetëm që nuk e afrojnë e nuk i hapin dritën jeshile Shqipërisë për në Bashkimin Europian, por druaj se shumë shpejt do përkthehen në kushte shtesë, të cilat duhet përmbushur përpara çeljes së negociatave.

Nuk ka tashmë asnjë dyshim se çdo ditë e qeverisjes së Edi Ramës ka qëllimin e vetëm të largimit të Shqipërisë nga BE. 25 Prilli ishte pjesa e fundit që plotësoi tablonë e karakterit kriminal të qeverisjes së tij; mjerë kush nuk do ta kuptojë këtë gjë”, thekson ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka.

SHKARKO APP