Caka takim në Babrru: Besimin se diçka mund të ndryshojë në Shqipëri, ua jep vetëm LSI
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka zhvilloi një takim të veçantë në Babrru të Tiranës me miq nga Leskova e Skraparit.
Përmes rrjeteve sociale ku dhe publikon një foto nga ky takim, Caka shprehet se ata i dhanë mbështetjen e tyre për LSI-në, ndërsa shtoi se besimin se diçka mund të ndryshojë në Shqipëri, ua jep vetëm LSI me ekipin e saj.
“Dje pata kënaqësinë të takohesha me miq nga Leskova e Skraparit, të cilët jetojnë e punojnë prej vitesh në Babrru.
”Skraparlinjve i takon të mbështesin njëri-tjetrin, kudo ku janë!” – më thanë zonjat, duke ma konfirmuar edhe një herë solidaritetin që karakterizon zonën.
Mbështetja e tyre ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim është dhënë ndër vite, por kësaj radhe më shumë se kurrë, pasi besimin se diçka mund të ndryshojë në Shqipëri, ua jep vetëm LSI me ekipin e saj”, u shpreh ish-deputetja e LSI-së Silva Caka.
Dje pata kënaqësinë të takohesha me miq nga Leskova e Skraparit, të cilët jetojnë e punojnë prej vitesh në Babrru.
”…
Pubblicato da Silva Caka su Venerdì 19 febbraio 2021