Cakaj bisedë telefonike me ministren koreane: Rritje e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministren e Tregtisë të Republikës së Koresë së Jugut, Yoo Myung-hee.

Zyra e shtypit të ministrisë thotë se diskutimi u përqendrua në nevojën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht nëpërmjet disa projekteve konkrete në fushën e teknologjisë së informacionit.

Gjithashtu, në një reagim në Facebook në lidhje me telefonatën e zhvilluar, Cakaj shprehet se me Ministren Myung-hee biseduan hollësisht edhe për bashkëpunimin në disa organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë Organizatën Botërore të Tregtisë.

Tutje, Koreja e Jugut ofron mbështetjen e saj për synimin e Shqipërisë që të shërbejë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2022-2023”, – përfundoi Cakaj.

SHKARKO APP