Cakaj: Duhet konsensus për të shkuar drejt konferencës ndërqeveritare

I pranishëm online në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj teksa prezantoi plan e veprimit, renditi përparësitë për t’u përmbushur deri në konferencën ndërqeveritare. Sipas planit, një nga përparësitë është edhe Rishikimi i Ligjit të Medias.

”Në mars të këtij viti KIE vendosi çeljen e negociatave duke iu përgjigjur pozitivisht kursit të reformave që kanë ndodhur në Shqipëri. Vendet anëtare vlerësuan progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes sa i përket të drejtave themelore. Raporti i fundit e konsideron Shqipërinë edhe shembull në rajon duke filluar nga reforma në drejtësi. Çelja e bisedimeve nuk është vetëm kurorëzim i të arriturave por edhe hapja e kapitujve. Adresimi i të gjitha këtyre çështjeve kërkon vullnet politik. Pavarësisht dallimeve, të gjitha partitë ruajnë frymën e evropiane. Është e rëndësishme të kemi konsensus dhe të vazhdojmë përpara për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare dhe pastaj të të gjithë çështjeve që do të paraqiten”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?