Cakaj informon shqiptarët në Greqi: Procedura të shpejta për marrjen e pasaportave. Çfarë duhet të dini për martesat dhe vizat familjare

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një interpelancë on line me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të shoqatave, të shtypit dhe mediave shqiptare në Greqi dhe ekspertë të fushës, të interesuar për shërbimin konsullor për komunitetin shqiptar në Greqi, në situatën e pandemisë.

Ndërsa ata ngritën disa shqetësime evidente, Cakaj tha se ndryshe nga më parë për të aplikuar për pasaporta dhe kartë identiteti nuk pritet më 6 apo shtatë muaj.

Për aplikim pasaporte dhe kartë identiteti nuk pritet më 6 apo 7 muaj, por kemi arritur të merret për 3 apo 5 ditë maksimumi”.

Sa për martesat e shqiptarëve në Greqi me shtetas të huaj, Cakaj u shpreh: “Duhet të vijnë në Shqipëri patjetër, pasi ashtu e kërkon edhe ligji grek. Në këtë rast nuk kemi çfarë bëjmë. Ndërsa kur martohen dy shqiptarë s’ka problem, mund të marrin të gjithë asistencën e ambasadës”,- shtoi ai.

Sa për pezullimin e vizave për bashkim familjar, Cakaj tha se kjo nuk është një masë e vendosur vetëm për shqiptarët.

E di që pezullimi i vizave për bashkim familjar ka sjellë pakënaqësi dhe frustim te ju. Është legjitime dhe e mirëkuptojmë situatën, por po jetojmë në një situatë të jashtëzakonshme. Ne nuk mund të ndryshojmë masat dhe vendimet që ka marrë Greqia. Këto nuk janë masa vetëm të saj, i kanë edhe vende të tjera të BE. Nuk është një masë vetëm kundër shqiptarëve, por për të gjithë”,- tha Cakaj.

SHKARKO APP