Cakaj me Presidentin e Këshillit Europian: Metodologji e re për çeljen e negociatave

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. “Raporti i ri i Komisionit për progresin e Shqipërisë dhe miratimi i metodologjisë së re të negociimit pritet t’i hapin rrugën çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti”, u shpreh Cakaj në postimin e tij në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar.

Gjithashtu, Cakaj siguroi se puna intensive për të shndërruar vlerësimin teknik të Komisionit, në vullnet politik të Këshillit për të nisur procesin e anëtarësimit në BE, vijon.

Në përfundim, kryediplomati Cakaj, shprehu mirënjohjen e veçantë për mbështetjen e nismës së Komisionit, për të organizuar konferencën e donatorëve në Bruksel, me qëllim të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?