Cakaj me shqiptarët e Malit të Zi: Shtojmë mbështetjen për shqiptarët në rajon

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim zyrtar përfaqësuesit politikë të faktorit shqiptar në Mal të Zi. Cakaj bëri me dije se “brenda këtij viti kemi marrë vendim për heqjen e lejeve të punës për shqiptarët e Malit të Zi në Shqipëri, financimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin”. Nga ana tjetër, tha se, “këto masa janë në funksion të një strategjie më të përgjithshme për forcimin e marrëdhënieve mes shtetit shqiptar dhe faktorit politik shqiptar në Mal të Zi”, tha ai. Këto masa, sipas Cakaj, janë të pamjaftueshme krahasuar me nevojat reale të shqiptarëve atje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?