Cakaj në Bruksel: Shqipëria e angazhuar për mbrojtjen dhe sigurinë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate që u mbajt në Bruksel. Ky takim ju dedikua kryesisht përgatitjeve për takimin e rëndësishëm të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që do të zhvillohet në Londër, më 3-4 dhjetor të këtij viti.

Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate, trajtuan çështje thelbësore të lidhura me të ardhmen e NATO-s, si çështja e buxheteve të mbrojtjes dhe sfidat ndaj kërcënimeve kibernetike dhe lufta kundër terrorizmit. ”Në 70 vjetorin e formimit të Aleancës Atlantike dhe në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj në kuadrin e përpjekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët”.

Duke u ndalur në çështjen e rritjes së buxhetit të Mbrojtjes, Ministri Cakaj theksoi se vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në zbatim të angazhimeve të Samitit të Uellsit, Varshavës dhe Brukselit për arritjen e objektivave në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2% deri në vitin 2024.

SHKARKO APP