Cakaj pret Dendias mes tensionesh: Greqia do mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit

Ministri i jashtëm, Gent Cakaj është takuar me homologun e tij, Nikos Dendias, ndërkohë që jahstë zyrës së tij po zhvillohej protetsa e PDIU-së, në të cilën pati shumë tensione me policinë dhe disa shoqërime.

Gjatë takimit Cakaj u shpreh, se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.

Gjithashtu në takim, u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Për më tepër, sikurse bëri me dije Kryediplomati Cakaj në postimin në Facebook, Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shtuar ritmin e punës së përbashkët e për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias  po zhvillon ditën e  sotme një vizitë zyrtare në Tiranë ku pritet të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

SHKARKO APP