Cakaj pret homologun sllovak: 30 qershorin nuk ka forcë ta ndalojë
Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka pritur në një takim në Tiranë homologun e tij sllovak, Miroslav Lajcak. Në fjalën e tij Cakaj në konferencën e përbashkët me Lajcak ka thënë se bashkëpunimi me Sllovakinë është forcuar dhe pritet të zhvillohet edhe më tej. Cakaj nuk ka lënë pa përmendur edhe protesta e dhunshme të opozitës ku ka deklaruar se kjo që po bën opozita nuk po i bën mirë vendit.
“Ne kemi diskutuar për marrëdhëniet tona. Presim Komisionin ekonomik për të zhvilluar tregti ekonomike. Kemi biseduar për hapjen e negociatave në qershor. Ai ka mbështetur hapjen e negociatave pa kushte, dhe ai beson se hapja e negociatave konfirmon se BE si një oraganizatë gobale. Kemi diskutuar edhe për sjelljen e opozitës. Axhenda do të vazhdoj pa asnjë diskutim përkundër dhunës që po bën opozita. Zgjedhjet me 30 qershor dhe nuk ka forcë që i ndalon. Kalendarët do të respektohen. Dhuna është e papranueshme për imazhin ndërkombëtar dhe nuk i kontribuon nevojave të Shqipërisë për hapjen e negociatave”,-është shprehur Cakaj.
KOHA JONË SONDAZH

