Cakaj takim me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, zbardhet biseda

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën me dije se “ky takim kishte në fokus diskutime mbi ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri, me theks të veçantë në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018 për të mundësuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE pas miratimit të metodologjisë së re të negociimit”.

Gjithashtu, të dy homologët diskutuan edhe për një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një reagim në ‘Facebook’ Cakaj shprehu mirënjohjen e veçantë për mbështetjen e pakursyer të Greqisë për Shqipërinë që prej orëve të para të pas termetit e deri tani që po vazhdon me përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?