Cakaj takim me përfaqësuesin politik të Luginës së Preshevës, ja çfarë u diskutua

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me një prej përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi.

Në takim u diskutua domosdoshmëria e ndërmarrjes së disa veprimeve për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Gjithashtu, gjatë takimit të zhvilluar, bashkëbiseduesit shprehën shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?