Cakaj takohet me zyrtarët më të lartë maltez: Malta mbështet Shqipërinë për Këshillin e Sigurimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përfundoi vizitën e tij zyrtare në Maltë me një varg takimesh të zhvilluara, duke përfshirë takimin me Anëtarin e Parlamentit të Maltës e Koordinatorin me Zyrën e Kryeministrit, Glenn Bedingfield, me Ministrin pranë zyrës së Kryeministrit, Carmelo Abela, si dhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Maltës, Anġlu Farrugia.

Në një reagim në facebook, Cakaj shprehu mirënjohjen e tij ndaj Maltës për mbështetjen dhënë Shqipërisë për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe përpjekjen për të marrë ulësen në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

Gjithashtu, Cakaj shprehu gatishmërinë e përkushtimin për të lidhur së shpejti një sërë marrëveshjesh dypalëshe, për të forcuar bashkëpunimin në rrafshin e kulturës, diplomacisë dhe ekonomisë, mes Shqipërisë dhe Maltës.

https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2746890218913935

 

SHKARKO APP