Cakaj takon aleatin që Shqipëria humbi me Ramën kryeministër
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi takimin e parë me një ministër të Jashtëm. I pranishëm në Konferencën e Varshavës për situatën në Lindjen e Mesme, Cakaj është takuar me Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.
”Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet rreth ecurisë së procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Ministri Szijjártó e uroi Ministrin Cakaj për detyrën dhe rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë në proceset me të cilat do të jetë e angazhuar Shqipëria në muajt në vijim, sidomos sa i takon procesit të integrimit evropian. Në planin bilateral, të dy bashkëbiseduesit u ndalën në nevojën e forcimit ligjor mes dy vendeve dhe atij të bashkëpunimit ekonomik”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme
Hungaria është një aleat historik i shqiptarëve dhe Shqipërisë por vitet e fundit marrëdhëniet janë ftohur. Shkak janë bërë kritikat e hershme të kryeministrit Edi Rama ndaj homologut Viktor Orban, të cilat u kundërshtuan edhe nga ministri Szijjártó në vizitën e fundit që ka zhvilluar në Tiranë. Marrëdhënia e afërt që Rama ka me biznesmenin George Soros, ndërkohë Orban i ka shpallur ‘luftë’ në Hungari, kanë ndikuar gjithashtu në raportet Tiranë-Budapest. /Politiko.al/
KOHA JONË SONDAZH

