Cakaj takon Çavuşoğlu, Turqia mbështet Shqipërinë për kandidaturën në Këshillin e Sigurimit

Gjatë qëndrimit të tij në Antalia, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Biseda e ministrave u fokusua tek bashkëpunimi në rrafshin dypalësh, gjendja politike në Ballkanin Perëndimor dhe ndërveprimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në.

”Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Shqipërisë, veçanërisht edhe për kandidaturën tonë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”,-shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë kryediplomati Cakaj, në një reagim në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?