Cakaj takon ministrin e Jashtëm portugez: Për të siguruar mbështetjen për negociatat
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në Ministerialin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Ai thotë se takimi i ka shërbyer marrjes së mbështetjes nga Portugalia për çeljen e negociatave.
“Një bashkëbisedim fare i hapur dhe i frytshëm me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, z. Augusto Santos Silva, për të siguruar mbështetjen për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE pas pak ditësh”,- është shprehur Cakaj në një postim në Facebook.
Autoritetet shqiptare vazhdojnë punën intensive në sigurimin e një mbështetje sa më të gjerë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.