Cakaj takon Morton: Britania mbështetëse e fuqishme e bashkëpunimit rajonal

Gjatë qëndrimit në Shkup, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministren për Fqinjësinë Evropiane të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

”Pavarësisht largimit nga BE, Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e fuqishme e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”.

Cakaj shprehu mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar, për mbështetjen e saj dhënë Shqipërisë në të gjitha fazat e zhvillimeve demokratike dhe në aspiratat e patjetërsueshme evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket bashkëpunimit dypalësh, Ministri në detyrë Cakaj u shpreh se, bashkërisht me Ministren Morton, vlerësuan nevojën për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me disa marrëveshje të reja dhe gjithashtu u pajtuan për të shtuar komunikimin në një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?