Cakaj takon Nënsekretaren e OKB: Shqipëria, gjithmonë partner i besueshëm

Gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua me Nënsekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese të OKB-së, Rosemary DiCarlo.

Përmes një postimi në facebook, Ministri në Detyrë Cakaj shprehet se ky takim u fokusua në tre çështje kryesore: Mbështetja e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse, të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e “Fondit për Ndërtimin e Paqes”, nevoja për anëtarësim të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare, si dhe kandidatura e Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023.

Shqipëria do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm e faktor konstruktiv në marrëdhënie dypalëshe e organizata shumëpalëshe në përgjithësi!”– theksoi në përfundim Cakaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?