Cakaj takon Radman: Presidenca kroate e vendosur për hapjen e negociatave

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Tema kryesore e diskutimit të takimit ishte nisja e procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë, gjatë Presidencës Kroate.

Cakaj në një postim në Facebook sa i përket takimit, bëri me dije se gjatë mandatit të saj, Presidenca Kroate po synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë qëndrimit në Gjermani zhvillova edhe një bisedë me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman????! Presidenca Kroate synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë mandatit të saj. U pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t’i dhënë shtytsë të re procesit të zgjerimit në përgjithësi???!”, shkruan Caka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?