Cakaj telefonatë me Morton: Synimi i Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me Ministren për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton. Ministrat gjatë telefonatës vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në OSBE.

“E informova hollësisht për synimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit për 2022-2023. Duke marrë parasysh bashkëpunimin dypalësh, vlerat e përbashkëta e aleancën e vyer në NATO, Shqipëria llogarit mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për kandidaturën e saj në Këshillin e Sigurimit”,-theksoi Cakaj në një reagim në facebook.

Ministrat u dakordësuan për të lidhur edhe disa marrëveshje dypalëshe, me qëllim zgjerimin e fushëveprimit të bashkëpunimit shumë dobiprurës mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?