Çako dënon sjelljen e oficerit në Kukës: Dëmton policinë

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dënoi veprimet e efektivit të Policisë së Kukësit, i cili nxori armën gjatë një proteste të paautorizuar të shoqërisë civile në Rrugën e Kombit. Gjatë takimeve të zhvilluara këtë të enjte me strukturat e Policisë së Shtetit në Durrës, Berat dhe Vlorë, kreu i Policisë tha se veprime të tilla cenojnë imazhin e Policisë së Shtetit dhe se reagimi do të jetë i menjëhershëm.

“Ne jemi të përqendruar me përmirësimin e raportit të policisë me komunitetin. Veprimi i papërligjur i një punonjësi të policisë cenon rëndë imazhin e Policisë së Shtetit. Punonjësit e policisë të respektojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Për këdo që cenon ligjin, rendin dhe sigurinë, reagimi i policisë do të jetë i menjëhershëm”, – ka deklaruar Çako në takimet me strukturat vendore të policisë. Në këto takime është theksuar edhe njëherë si detyrë parësore parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike.

SHKARKO APP