Çako flet për situatën me reshjet e borës: Jemi të përgatitur
Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka folur lidhur me situatën e krijuar si pasojë e ksutheve meterologjike në Shqipëri duke thënë se reshjet e dëborës kryesisht janë përqendruar në veri dhe në verilindje të vendit duke krijuar vështirësi qarkullimi për mjetet në zonat malore.
Nga studioja e Faxnews ai bëri thirrje që qytetarët të ishin të kujdesshëm dhe të përdorin zinxhirë ose goma dimri për të qarkulluar. Sipas Çakos zonat më problematike paraqiteshin në Theth dhe në zonat turistike malore për shkak të lartësisë ku ndodheshin.
Ndërsa sa i përket Rrugës së Arbërit, Çako tha se ishte krijuar vetëm një situatë vështirësie në Bypass-in e përkohshëm por deklaroi se me ndërhyrjen e policisë ishte zgjidhur problem.
Sa i përket masave të marra, ai shtoi se ishin përgatiturë të gjithë ekipet e emergjencave cilive për të qenë në gatishmëri të qytetarëve kudo që do të paraqiten vështirësi.
KOHA JONË SONDAZH

