Çako reagon për zjarret në Vlorë: Bashkitë duhet të bëjnë bilancin përfundimtar
Vlora është një ndër qarqet që ka qenë ndër më të goditurit nga zjarret. Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, këtë të enjte ka qenë në Vlorë ku është takuar me prefektin Flamur Mamaj.
Në këtë takim ato kanë bërë një analizë në lidhje me bilancin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në periudhën pranverë-verë 2021. Mamaj në fjalën e tij është shprehur se janë djegur 4803 ha tokë.
“Mungon hartimi i dokumentit të dëmeve nga Bashkitë dhe informimi i rrezikut nga zjarri. Mungon sistemi i monitorimit dhe njoftimit të hershëm. Mungojnë të dhënat për ata që angazhohen për shmangien e fatkeqësive. Nuk ka veshje, kundra gaz, etj për zjarrfikësit. Mungon logjistika. Asnjë zjarrfikëse nuk ka radio komunikimi për bashkëlidhje. 13 cështje të zbardhura, 7 të arrestuar për zjarret, 6 të proceduar në gjendje të lirë, 1 në kërkim”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër Hako është shprehur se është e domosdoshme nxjerrja e analizave të bashkive në lidhje me dëmet e shkaktuara nga zjarret.
“4% e buxhetit të Bashkive duhet të shkoj për zjarrfikëset gjë që nuk ka ndodhur. Agjencia jonë po punon me një projekt me Italinë për të ndihmuar me mjetet në zjarrfikëse. Do punohet edhe me stafet e zjarrfikëseve për trajnimin e tyre”, ka thënë ai.