Çako tregon sesa hektarë pyje dhe kullota kanë djegur zjarret në Shqipëri
Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako thotë se ende nuk ka shifra konkrete për dëmet e shkaktuara nga zjarret. Ekspertët janë në terren dhe po punojnë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga zjarret dhe në ditët pasuese pritet të bëhen publike raportet dhe të dhëna përkatëse.
“Atje ku janë mbyllur zjarret kanë nisur vlerësimet me komisionet përkatëse, një raport konkret pritet të bëhet këto ditë. Janë mijëra hektarë të dëmtuar”, tha Çako. Sipas tij, përhapja e zjarreve ka dëmtuar e djegur sipërfaqe të konsiderueshme me kullota dhe pyje, duke mos kursyer as zonat e banuara.
“Zjarret kanë përshkruar sipërfaqe të konsiderueshme të kullotave, pyjeve, ara dhe në qendra të banuara”. Po ashtu ai u shpreh se qarqet më të prekura nga pasojat e zjarreve janë Vlora, Gjirokastra, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Korça.