Caktohet gjykatësja e re për çështjen e Fredi Belerit në GJKKO
Është mbajtur seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në GJKKO.
Bëhet me dije se procesi për Belerin është shtyrë dhe se është miratuar zëvendësimi i gjyqtares Etleva Deda.
Në vend të saj do të caktohet Flora Hajredini, e cila ka kërkuar kohë të njihet me dosjen e Belerit.
Deda kishte kërkuar të hiqte dorë nga çështja, ndërsa ishte kërkuar edhe përjashtimi i saj nga avokatët e Belerit.
Beleri nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa seanca e radhës për të do të mbahet në 24 tetor, në orën 11:00.
/BallkanWeb