Calavera zhvillon takimin e parë me kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi
Genoveva Ruiz Calavera, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian ka zhvilluar takimin e parë me kryenegociatorin e Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi.
Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale vetë Calavera. “Takimi i parë shumë i mirë me Kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazi dhe ekipin sot”, shkruan Calaverqa mes të tjerash.
Ajo thekson se kanë zhvilluar një diskutim, ndërsa nënvizon rëndësinë e vazhdimit të reformave.
Siç thotë Calavera gjithashtu folën për progresin e Shqipërisë përpara paketës së zgjerimit.
Very good first meeting with #Albania Chief Negotiator Zef Mazi & team today 💻 Reviewed Albania’s progress ahead of enlargement package & underlined the importance of continuing reforms 📝Look forward to working together on #EU accession negotiations 🇦🇱🇪🇺 @eu_near @EUinAlbania pic.twitter.com/gpV1SPxLCV
— Genoveva Ruiz Calavera (@CalaveraRuiz) September 28, 2020