Çani: Rama si Tahiri, ju dridh zëri por u bë i fortë
Gazetari Artur Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, bëri një analogji të reagimeve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në periudhën kur u akuzua publikisht në mbështetje të grupit të Habilajve me reagimin e kryeministrit Edi Rama pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.
”Kryeministri jonë i dh…në br…foli me një zë që i dridhje dhe mu kujtua Saimir Tahiri tek Blendi Fevziu. Të nesërmen, kryeministri e kishte marrë veten dhe mu kujtua Saimir Tahiri në komisionin parlamentar. Ishte bërë i fortë. Këtyre njerëzve ju japim frymë dhe i bëjmë të bëhen të fortë sepse nuk kemi solidaritetin tonë me ta. U tha se në këtë revoltë popullore atje e kishin realizuar disa kriminelë në Tiranë. Ku janë? Pse nuk u arrestuan. Ata me precedentë penalë i lënë në shtëpi, këta fakirët që nuk kanë lek i lënë në burg”,-tha Çani.
KOHA JONË SONDAZH

