Çantë e dyshimtë te Sahati, alarmi rezulton fals

 

Ka rezultuar të jetë një alarm fals, një çantë e dyshimtë gjendur pranë Sahatit tek xhamia e “E’them Beut”, në qendër të kryeqytetit.

Kështu, sipas të dhënave paraprake të Policisë së Tiranës, çanta ishte pikasur nga qytetarët në një kosh plehrash, ndësa u dyshua se bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist të mundshëm.

Por në vendin e ngjarjes, mbërriti më pas pronari i çantës, një qytetar, i cili pohoi se thjesht e kishte harruar atë.

SHKARKO APP