Çantën plot me euro, procedohet 45-vjeçarja që nuk deklaroi paratë në kufi
Një sasi e konsiderueshme parash është kapur nga Policia Kufitare e Kakavijës. Përmes një njoftimi autoritetet bëjnë me dije se se një 45-vjeçare me iniciale A.B. rezidente në Athinë, nuk deklaroi paratë që kishte me vete.
45-vjeçarja ishte duke udhëtuar me një autobus të linjës Lezhë-Athinë dhe gjatë kontrollin iu gjetën në çantë 20.950 Euro.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 45-vjeçarja u procedua penalisht.
Ajo akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.