Cara: I ofroj qytetarëve të Durrësit veten time për të bërë ndryshimin. Nuk je budalla nëse nuk vjedh
Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Durrës, Igli Cara i ftuar në emisionin ”Të Paekspozuarit”, tregoi dhe arsyen pse vendosi që të kandidojë për këtë post. Ai tha se ka një karrierë të gjatë politike dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në Partinë Demokratike, ndërsa ky vendim ka ardhur në momentin kur situata brenda të djathtës ka qenë në një situatë jo shumë të mirë.
”Është e vështirë të flasësh për veten dhe jam munduar të jem korrektë në jetën time në atë private por dhe politike. Besoj se kjo është dhe një nga arsyet që miqtë dhe shokët më kanë mbështetur për të qenë kandidat.
Është bërë pas një mendimi të gjatë dhe konstatimi të gjatë sepse ishte një vendim i marrë kur situata politike në të djathtën ishte me probleme të cilat tashmë kanë kaluar sepse Durrësi ka treguar se PD sot është e gjithë bashkë. Në Durrës të gjithë demokratët janë bashkë dhe qëllimi i vetëm është të bëjmë ndryshimin në Durrës. Pavarësisht debateve që kemi mes nesh i tejkaluam ato dhe u bëmë bashkë në këtë garë dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Unë nuk mendoj që patjetër duhet të vjedhësh se po se bërë quhesh budalla. Unë dua të kem një emër të mirë përpara eurove. Ndoshta mund të jem gabim për kohën por unë këtë kam menduar që ti qëndroj kësaj linje. Unë ofroj veten time si qytetar pranë tyre nëse kjo nuk mjafton unë s’di të bëj ndryshe dhe shpresoj që qytetarët të më pranojnë për këtë që jam”.