Carciu: KAS, lodër e shëmtuar e qeverisë së korrupsionit
Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Tiranës, Iva Carciu thotë se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, tregoi me hedhjen poshtë të provave të LSI, se është një lodër e shëmtuar e qeverisë së korrupsionit, e qeverisë që shqiptarët e shprehen haptazi që nuk e duan.
Postimi i plotë
KAS pas bërjes publike te çdo shkeljeje qe ka ndodhur ne vetëm 2 prej qarqeve ne Berat dhe Gjirokastër vendosi që të rrezojë ankimimin e opozites.
Provat e bera publike nga Levizja Socialiste per Integrim publikisht dhe te dorezuara ne KAS nuk jane marre parasysh duke injoruar dhe hedhur balte mbi vullnetin dhe deshiren e shprehur ne zgjedhjet e 25 Prillit.
KAS vërtetoi publikisht perpara te gjithe shqiptareve dhe nderkombetareve qe eshte nje loder e shemtuar e qeverise se korrupsionit , e qeverise qe shqiptaret e shprehen haptazi qe nuk e duan.
Beteja sapo ka filluar per te mbrojtur sovranitetin e vullnetin e lire te shqiptareve qe nuk mund ta marrin neper kembe as KAS as rilindja e askush.
KOHA JONË SONDAZH

