Çatia zë poshtë familjen nga Fieri, gruaja transportohet me urgjencë në spital (Video)
Një familje në lagjen “Sheq i madh” nqë Fier është tmerruar pak minuta më parë, teksa çatia e shtëpisë iu ka rënë mbi kokë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa e plagosur ka mbetur kryefamiljarja Bukurie Meto.
Ajo ka qenë në shtëpi bashkë me bashkëshortin Xhemil Meto dhe dy vajzat. Mësohet se gruas i ka rënë një tra në këmbë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca që ka shoqëruar në spital.
Godina tejet e amortizuar ku banon kjo familje më parë ka shërbyer si çerdhe. /BW
KOHA JONË SONDAZH

