Çau kordonin e policisë, arrestohet “Ujku i Cërrikut”

Tentativa e dhunshme e protestuesve të opozitës për të hyrë në Kryeministri gjatë tubimit të djeshëm, është pasuar me dhjetëra arrestime nga policia. Por, mes të arrestuarve është edhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, i njohur si “Ujku i Cërrikut”, i cili nuk ka munguar në asnjë protestë të PD.

Personazhi që emrin e vërtetë e ka Saimir Servet Rexhep, 42 vjeç është prangosur nga komisariati i policisë së Cërrikut për llogari të policisë së Tiranës, pasi ka qenë pjesë e grupit që cacu kordonin e Uniformave Blu dhe sulmoi ndërtesën qeveritare.

“Ujku i Cërrikut” është dërguar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë së Policisë të Tiranës. Ai është personazh i njohur edhe për policinë pasi në të kaluarën është dënuar me 6 vite burg për trafik droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?