Ç’bën Rama sa vjen në Kuvend, Berisha: Mos u fshih te Pandeliu

Kryeministri Edi Rama ka ardhur në Kuvend, ndërkohë që seanca plenare ishte ndërprerë për herë të tretë nga ana e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kreu i PD-së, nuk ka pranuar të lëshojë foltoren, duke kërkuar nga Ruçi të thërrasë Ramën dhe Xhafajn të jenë të pranishëm në seancë.

Pak pasi është ulur në vendin e tij, Rama fotografohet pranë ministrit Pandeli Majko. Kaq ka mjaftuar që Berisha të lëshojë një batutë nga vendi: Mos u fshih te Pandeliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas tij është përgjigjur me një përqeshje kryeministri Rama: Po çfarë po thua….

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?