“CBS News”: Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën për herë të parë që nga marrja e detyrës në janar, raportoi “CBS News”, duke cituar burime diplomatike.

Këtë javë, Trump la të kuptohej se donte t’i dërgonte Ukrainës armë shtesë mbrojtëse.

Disa ditë më parë, administrata e tij pezulloi disa dërgesa armësh, një veprim që një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte pjesë e një shqyrtimi më të gjerë global të transferimeve të armëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është e qartë se ku mund t’i sigurojë Trump fondet e reja, por zyrtarët amerikanë thanë se presidentit i kishin mbetur 3,85 miliardë dollarë nga ish-presidenca e Biden, të cilat mund të përdoren për të dërguar pajisje ushtarake amerikane në Ukrainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-zyrtarë i thanë gjithashtu “CBS News” se presidenti kishte autoritetin për të sekuestruar afërsisht 5 miliardë dollarë nga asetet ruse jashtë vendit dhe për t’i dërguar fondet në Ukrainë.

Megjithatë, as Trump dhe as ish-presidenti Joe Biden nuk e kanë ushtruar ndonjëherë këtë pushtet.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?