Çdo javë hyjnë 200 mijë të huaj, Dervishaj: Policia vigjilente
Rreth 200 mijë shtetas të huaj hyjnë çdo javë në vend. Kështu shprehet Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj, i cili nga ana tjetër, thotë se strukturat e kufirit dhe migracionit kanë punuar me kapacitet të plotë.
”Strukturat tona të kufirit dhe migracionit kanë punuar me kapacitet të plotë që do të thotë kanë përforcuar pikat e kalimit dhe në mjaft raste, si në pikën e kalimit kufitar në Morinë të punojë me procedurë të përshpejtuar. Gjatë një periudhe një javore hyjnë rreth 200 mijë shtetas të huaj të territorin e Republikën e Shqipërisë. Në raport me vitin e kaluar ka një shtim të fluksit. Ne e ndiejmë këtë tek pikat e kalimit të kufirit. Janë marrë masat dhe për kalimin normal në rrugët e vendit. Është dhënë porosi e prerë, autobusët nuk do ndalohen, autobusët me turistë, përveç rasteve flagrante, që të mos iu krijojë bezdi. Policia është vigjilente”,-tha në ”News 24”.
Përveç masave të marra nga policia shqiptare, ai ka foli edhe për një sërë marrëveshjesh që ka nënshkruar vendi me vendet fqinje, sa i takon patrullimit dhe sigurimit në zonat më të frekuentuara nga turistët.
”Policia e Shtetit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën, me Italinë, me departamentin e sigurisë publike, janë 6 punonjës të policisë italiane që do qëndrojnë deri në fund të gushtit. Me Maqedoninë kemi një protokoll bashkëpunimi. Me Malin e Zi kemi dërguar në Ulqin dhe Budva dhe me Kroacinë. Policia shqiptare është hapur drejt bashkëpunimit ndërkombëtar. Kemi rreth 10 ditë që policia shqiptare në bashkëpunim me institucionet e tjera po merret me një operacion për lirimin e hapësirave publike në plazhe”.