Çdo javë në Shqipëri do të vijnë doza vaksinash anti-covid

Në Shqipëri do mbërrijnë çdo javë vaksina anti-Covid. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se me mbërritjen e dozave të tjera do të zgjerohet edhe fasha e të vaksinuarve.

“Pak ditë më parë kanë mbërritur në Shqipëri 11,700 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës sonë me kompaninë Pfizer dhe sasia e parë e dozave që vijnë në kuadër të mbështetjes së instrumentit të Bashkimit Europian. Ndërkohë që çdo javë pritet lëvrimi i mëtejshëm i kontratave të lidhura, duke siguruar dozat e dyta por edhe duke zgjeruar fashat, sipas grupeve të riskut”.

Për t’i paraprirë një sezoni turistik të sigurtë, në Shqipëri brenda muajit maj do të përmbyllet vaksinimi i stafeve të operatorëve turistikë.

“Ne jemi duke bërë gjithçka që kemi në dorë për t’i paraprirë një sezoni turistik krejt ndryshe nga ai i vitit të shkuar, me më shumë lehtësi. Ndaj do të përmbyllim brenda muajit maj vaksinimin e plotë të stafeve të operatorëve turistik, për një sezon turistik përtej pandemisë”.

SHKARKO APP