“Çdo ndarje e dëmton PD”, Duka për lëvizjen e Salianjit që nisi në Durrës: Strukturat janë inekzistente

Agron Duka i frikësohet një ndarjeje të re të opozitës, pas takimit që Salianji dhe disa figura të tjera zhvilluan ditën e sotme me demokratët e Durrësit. Për të lëvizjet që sjellin përmirësime të strukturave janë të mirëpritura.

”Çdo lloj ndarje nga PD për të dalë kundra vetes e dëmton opozitën. Një lëvizje që mund të sjellë të përmirësime në strukturë është e mirëpritur. Nëse kjo lëvizje ka ato që u thanë atje nuk ka qëllim të keq. Strukturat e PD në të gjithë Shqipërinë janë skandal, nuk ka lëvizje, nuk ka struktura. Janë shumë dobët.

I kam parë kur kanë qenë të forta dhe kur kanë qenë të dobëta. Ky inaktivitet i PD do e sillte një lëvizje të tillë. Ata duhet të dalin ballas dhe të akuzojnë lidershipin. Ata dalin përshëndesin Saliun, bëjnë ndonjë vërejtje dhe ndërkohë PD u çon sms që mos merrni pjesë. Këto janë ndarje. Nuk u tha ndonjë gjë e madhe, pritej më shumë”, tha Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?