“Çdo person që plotëson kriteret minimale…”, Ambasada amerikane thirrje: Bëni përpara dhe aplikoni për kreun e BKH
Në një kohë kur në qendër të vëmendjes është ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, në kuadër të reformës në drejtësi, ambasada Amerikane në Tiranë vjen me një njoftim të rëndësishëm.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ambasada i ka bërë thirrje çdo personi që dëshiron të kandidojë për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe që plotëson kriteret, të bëhet pjesë e garës për të ‘shkruar e historinë’.
“??️ │ E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë: https://bkh.al/aplikim/”, thuhet ne njoftimin e ambasades amerikane.