Cefa: Rinumërimi i votave të Beratit mund të ndryshojë strategjitë e partive në KAS

Anëtari i Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ, Elvis Cefa, thotë se procesi i rinumërimit të votave të qarkut të Beratit po shkon mirë, sipas objektivit kryesor të KAS-it për të garantuar transparencën.

Për më tepër ai nënvizon se prej rinumërimit të 114 kutive nga 277 që ka qarku i Beratit, do të shihet nëse do të ndryshojë rezultati dhe më pas nga partitë mund të kërkohet ose jo shqyrtimi edhe i pjesës tjetër.

“Janë përfunduar plotësisht së rinumëruari 46 nga 114 kuti që kemi urdhëruar të hapen, synojmë që kjo pjesë e kutive që u vendos të hapeshin dje [e enjte] të përfundojnë brenda ditës së sotme, më pas do të shohim nëse rezultati i rinumërimit të këtyre kutive do të ketë ndikim në rezultatin përfundimtar të votimit në qarkun e Beratit”,-tha përfaqësuesi i PD-së në KAS, Elvis Cefa. KAS e miratoi unanimisht kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të hapur kutitë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?