Çejku: Kurti ka hyrë në qorrsokak. Situata në Kosovë po rrëshqet në drejtim të padëshiruar

”Situata në Kosovë po rrëshqet në drejtim të padëshiruar”,-thotë ish-ambasadori Arben Çejku, sipas të cilit kokëfortësia e Kurtit po destabilizon Kosovën. Për të zhvillimet e pritshme nuk janë pozitive për Kosovën pasi në mungesë të KFOR situata do të ishte tragjike.

“Situata në Kosovë po rrëshqet në drejtim të padëshiruar dhe shmangia e përgjegjësisë duket ashiqare se ka kokëfortësi të ekzekutivit të Kosovës për të mos marrë parasysh dëmet që po i shkaktohen Kosovës. Kurti duhet të marrë në konsideratë zhvillimet e pritshme që nuk janë pozitive për Kosovën, sepse në mungesë të KFOR do kishim situatë tragjike në veri. Sovraniteti i Kosovës nuk fillon me qeverisjen e zotit Kurti, por më herët dhe është mbështetur nga SHBA e partnerët që ka kohë që i bëjnë thirrje Kurtit”,-tha ish-ambasadori.

Çejku thekson se zgjedhjet janë legjitime dhe të mbështetura nga faktori ndërkombëtar, por sipas tij Kurti duhet të tërhiqet një orë e më parë se ka hyrë në qorrsokak.

”Po rrezikohet stabiliteti i Kosovës, Kurti ka hyrë në qorrsokak duhet të tërhiqet një orë e më parë se kjo nuk është rruga për ti shkuar legjimitetit deri në fund. Ajo që duhet të tërhiqet është mazhoranca që është qeveria, shtetit e lidershipi i Kosovës që duhet të kujdesen për stabilitetin e brendshëm. Mosdakordësia me faktorin ndërkombëtar që kanë ushtarët në veri janë vende që e kanë mbështetur Kosovën Më mirë të kemi 4 kryetarë komune më pak dhe të kemi stabilitet afatgjatë në Kosovë e të kthehet në tryezën e bisedimeve”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP