Çejku: Përplasja Rama-Kurti e paprecedentë
Nga studioja e “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ish-ambasadori Arben Çejku, ka komentuar përplasjen Rama–Kurti.
Sipas tij, kurrë nuk ka pasur një precedentë të tillë në historinë e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Ky lloj precedent nuk ka ndodhur. Në vitin 2005 edhe pse krahu i luftës kishte një qasje, ka pasur shkëmbim deklaratash në distancë, por jo nuk ka pasur asnjëherë një përplasje. Marrëdhëniet ndërshtetërore kanë marrëdhënie ekselente”, theksoi ish-ambasadori Arben Çejku.