Ceka: Disa asete strategjike duhet t’i ketë shteti
Për arkeologun Neritan Ceka disa asete duhet që t’i ketë shteti, duke folur për naftëtarët e Ballshit.
I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Ceka u shpreh se këtu nuk kemi të bëjmë me një problem social, por me një probleme juridik ku duhet të kishte ndërhyrë prokuroria.
Ceka: Jam plotësisht dakord që disa asete duhet t’i ketë shteti. Dhe jam habitur që çfarë pasurish ka shteti francez, se çfarë pasurie ka shteti italian. Këtu nuk kemi një problem që është vetëm social, por edhe i prokurorisë. Prokuroria duhet të kishte shkuar dhe ta merrte në analizë, është një problem juridik, pastaj të mund të kthehemi edhe tek ajo që mund të jetë zgjidhja.