Ceka: Djegia e KZAZ në Vaun e Dejës, si ajo e Rajshtagut në Gjermani

Politikani Neritan Ceka nga studio e emisionit “360 Grdaë” në RTV Ora u shpreh se djegia e KZAZ-së nr 6 në Vaun e Dejës i ngjan si historia e djegies së Rajshtagut në Gjermani.

Ceka: Kjo më kujton djegien e Rajshtagut. E dogjën nazistët për të vendosur diktaturën.

Zheji: Rajshtagu ka qenë parlamenti Gjerman dhe për të gjetur një motiv nazistët që të nxirrnin jashtë tij partinë komuniste gjermane dhe gjithë të majtët dhe partinë liberale, duhej një gjest i fortë. Atëherë i vunë vetë flakën Rajshtagut dhe akuzuan si djegësit e parlamentit komunistët. I arrestuan komunistët dhe ai është një nga proceset e famshme të procesit të kaluar, ku të akuzuarit që ishin ata që gjoja e dogjën u bënë akuzuesit më të mëdhenj të atij regjimi, por pa e penguar Hitlerin ti ciflosej pushteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceka: Dhe kjo i ngjan pak se nuk pam asnjë që ta sulmonte dhe ti vinte zjarrin përveç policëve. Por nuk duan të akuzoj policët sepse nuk besoj të merren me pisllëqe të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?